Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përfshihet nga një zjarr i përmasave të mëdha një magazinë në Tiranë

Përfshihet nga një zjarr i përmasave të mëdha një magazinë në Tiranë
December 15
22:05 2017

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë mbrëmje një ndërtesë në kryeqytet, ku kati i parë përdorej si magazinë.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në rrugën ‘Jordan Misja’. Zjarri ka përfshirë katin e parë ku ndodhej magazina me dyshekë, ndërsa sipër ishte shtëpi. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri është rreth 40 m katror.
Mësohet  se aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen 4 zjarrfikëse, të cilat po bëjnë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka rënë zjarri në magazinë. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje