Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përfshihet nga flakët banesa e familjes shqiptare, 7 anëtarët hidhen nga kati i dytë

Përfshihet nga flakët banesa e familjes shqiptare, 7 anëtarët hidhen nga kati i dytë
October 20
11:04 2016

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë në Rimini të Italisë. Mësohet se zjarri nisi në katin e parë për shkaqe ende të paditura, duke bllokuar brenda banesës familjen shqiptare prej shtatë personash: dy prindërit, katër fëmijët dhe xhaxhain.

Të bllokuar për shkak të flakëve të zjarrit, anëtarët e familjes shqiptare janë hedhur nga kati i dytë i banesës dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur. Bëhet me dije se ata janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje