Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përfshihet në një aksident, ndërron jetë futbollisti i njohur

Përfshihet në një aksident, ndërron jetë futbollisti i njohur
April 29
15:40 2019

Sulmuesi i njohur i kombëtares çeke, Josef Sural, ka ndërruar jetë pasi autobuzi që transportonte atë dhe gjashtë lojtarë të tjerë të klubit turk, Aytemiz Alanyaspor, u përfshi në një aksident.

Lajmin tragjik e ka konfirmuar vetë klubi mëngjesin e sotëm, duke thënë se futbollisti ndërroi jetë pak momente pasi u dërgua në spital dhe nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra nga përplasja. Një grup lojtarësh të Alanyaspor kishin marrë me qera një minibus VIP pas ndeshjes me Kayserispor ditën e djeshme, por fakteqësisht mjeti i transporti u përfshi në një aksident 5 km nga qyteti i Alanya.

Lojtarët e tjerë të klubit dhe stafi kishin zgjedhur të udhëtonin me autobuzin e ekipit ose me mjetet personale, sipas agjensisë së lajmeve Anadolu. Gjithashtu ata raportojnë se shkak për aksidentin është bërë fakti që shoferin e minibuzit e ka zënë gjumi gjatë udhëtimit. Megjtihatë kjo mbetet për tu konfirmuar dhe hetimet sapo janë hapur për këtë çeshtje.

Presidenti i Alanyaspor, Hasan Cavusoglu u shpreh: “Sipas informacioneve që kam marrë nga shefi i policisë, pavarësisht faktit që kishte dy shoferë në automjet, të dy ishin në gjuëm gjatë udhëtimit. Ky ishte shkaku i kësaj tragjedie”. Ndërkohë, lojtarët e tjerë që u përfshinë në aksident janë në spital, larg rrezikut për jetën. Ndër ta është ish-sulmuesi i Newcastle, Papiss Cisse dhe mbrojtësi kroat Vedran Corluka.

Josef Sural ishte 28 vjeç dhe luante në rolin e sulmuesit. Ai ishte lojtar kryesor i klubit të tij dhe i kombëtares çeke duke e përfaqësuar 20 herë vendin e tij në ndeshet zyrtare. Ai la pas bashkëshorten dhe dy vajzat, më e vogla prej tyre kishte ardhur në jetë vetëm dy muaj më parë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje