Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Përfituesi” vë në pranga 2 shtetas, falsifikuan me qëllime përfitimi

“Përfituesi” vë në pranga 2 shtetas, falsifikuan me qëllime përfitimi
September 29
10:26 2016

Nga Anduena Llabani

Policia ka finalizuar operacionin “Përfituesi”. Janë arrestuar dy shtetas që falsifikonin kartat e identitetit për të përfituar kredi.

Më datë 28.09.2016, Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Përfituesi”, ku u bë e mundur ndalimi shtetasve:

1.Ergys Çekani, 24 vjeç, banues në Tiranë.

2.Miranda Dashhana, 23 vjeçe, banuese në Elbasan.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë falsifikuar disa Dokumente Identiteti, ku me anë të këtij falsifikimi kanë përfituar kredi të ndryshme në një institucion financiar. Kredi të cilat shkojnë në shumën monetare prej 700.000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: • Dokumente për aplikim Kredie • Disa fotokopje Kartash Identiteti me emra të ndryshëm • Dy aparate telefonik celular. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” dhe “Mashtrimi në kredi”, parashikuar nga Neni 189/2-25 dhe 146, i Kodit Penal. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje