Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përdorimin e celularit në timon s’do mund ta kaloni me një gjobë: Rriten masat ndëshkimore!

Përdorimin e celularit në timon s’do mund ta kaloni me një gjobë: Rriten masat ndëshkimore!
November 19
12:18 2017

Si pasojë e prishjes së kohës dhe duke qenë se sezoni i dimrit është edhe ndër më problematiku përsa i përket trafikut, Policia Rrugore do të marrë masa më të ashpra lidhur me personat të cilët përodrin aparatin celular teksa janë duke drejtuar automjetin e tyre.

Sipas “Balkanweb”, Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola, thotë se ndryshimet në Kodin Rrugor synojnë uljen e numrit të aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Duke folur për mediat në kuadër të fillimit të Javës së Sigurisë Rrugore, Tola tha se numri i kontrolleve në rrugë do të jenë të shtuara.

“Policia Rrugore ka qenë iniciatorë e ndryshimeve në Kodin Rrugor. Besoj se zhvillimet e trafikut dhe qarkullimit rrugor, ku me avancimin e madh të teknologjisë edhe është më e vështirë të mbahen nën kontroll drejtuesit e mjeteve, e kanë bërë të nevojshme që ne të kalojmë në një fazë tjetër. Përdorimin e celularit nuk mund ta parandalojmë me masën ndëshkimore që kemi ne sot. Po kështu edhe ashpërsimi i masave ndëshkimore do të bëjë që të ulët numri i rasteve të përdorimit të celularit në timon, duke sjellë kështu edhe ulje të numri të aksidenteve”- ka përfunduar Kola. /Blitz.al/

Shperndaje