Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përdhunoi vajzën, thjeshtrën, qenin dhe pulat, pedofili dënohet me vetëm 3 vite burgim

Përdhunoi vajzën, thjeshtrën, qenin dhe pulat, pedofili dënohet me vetëm 3 vite burgim
October 12
13:55 2016

Një 27-vjeçar në Adelaide, Australi, është dënuar me vetëm tre vite burgim, pavarësisht krimeve të rënda që ka kryer. Ai akuzohet se ka sulmuar seksualisht vajzën e tij 3-vjeçare, thjeshtrën e tij 9 vjeç (vajzën e gruas), qenin e familjes dhe disa pula.

I akuzuari kishte treguar se kishte abuzuar me fëmijët në një letër shkruar bashkëshortes së tij, e cila më pas e denoncoi në polici. E shkatërruar, ajo u shpreh se fëmijët nuk kishin bërë asgjë të gabuar për ta merituar këtë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ai kishte qenë objekt abuzimi në fëmijërinë e tij dhe që prej asaj kohe kishte pasur kontakt seksual me qentë. Fillimisht ai u dënua me 6 vite dhe 7 muaj burgim, por pas një rrëfimi të plotë të tij para trupit gjykues dhe premtimit se ngjarjet e shëmtuara nuk do të përsëriten më, dënimi u reduktua në 3 vite burg.

Pavarësisht se këto abuzime u cilësuan si “të panatyrshme dhe shqetësuese”, gjykatësi deklaroi se pavarësisht mendimit të kundërt që mund të kenë disa, vendimi për këtë masë sigurie ishte rezultat i rrëfimit të 27-vjeçarit, keqardhjes që ai shprehu, fëmijërisë të tij dhe motivimit për t’u shëruar. /Blitz.al/

abuzim2

abuzim3

abuzim4

Komento
Etiketimet
Shperndaje