Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përdhunoi të bijën 15-vjeçare, 10 vjet burg babait monstër

Përdhunoi të bijën 15-vjeçare, 10 vjet burg babait monstër
October 20
11:37 2016

Në seancën e sotme gjyqësore, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 10 vite burg shtetasin Fatos Gurakuqi, që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën 15-vjeçare. Ky vendim është marrë pasi trupi gjykues u njoh me rezultatin e ADN-së.

Nga analiza u vërtetua se sperma e gjetur në të brendshmet e 15-vjeçares i përkiste Fatos Gurakuqit. Në seancat e mëparshme, ai ka mohuar vazhdimisht akuzat që rëndojnë mbi të. Ai akuzohet për “Kryerje të marrëdhënieve brenda gjinisë” dhe “Shkatërrim prone”.

Fatos Gurakuqi u akuzua nga e bija më 18 nëntor 2015 dhe menjëherë pas kallëzimit u bë ndalimi i tij. Më pas, 15-vjeçarja vendosi të tërhiqte padinë për shkaqe të paditura, duke u shprehur se ngriti atë akuzë ndaj të atit për shkak se ai e rrihte. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje