Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përdhunohet, vritet dhe i vihet flaka një menaxhereje të Google-it

Përdhunohet, vritet dhe i vihet flaka një menaxhereje të Google-it
August 09
15:59 2016

Një nga menaxheret e Google-it, 27-vjeçarja Vanessa Marcotte është gjetur e vrarë jo shumë larg shtëpisë së nënës së saj në Massachusetts. Burime të grupit hetimor bëjnë me dije se nga hetimet e deritanishme rezulton se 27-vjeçarja është përdhunuar, më pas vrarë dhe djegur, përcjell Blitz.al.

Trupi i saj u gjet rreth 7 orë pas largimit të saj nga shtëpia. Vanessa Marcotte kishte dalë për vrap. Pas kërkimeve të shumta, ajo është gjetur në sajë të nuhatjes së qenve të policisë në parkun pranë shtëpisë. Po hetohet për shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe identifikimin e autorëve përgjegjës. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje