Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përdhunimi i 12-vjeçares, dalin detaje të reja: Nëna kishte qenë më parë prostitutë

Përdhunimi i 12-vjeçares, dalin detaje të reja: Nëna kishte qenë më parë prostitutë
September 13
15:58 2016

Detaje tronditëse kanë nisur të qarkullojnë për Selvie Yzeirajn, vajza e së cilës është përdhunuar për vite me radhë nga njerku i saj.

Mësohet se nëna e ndaluar nga policia rezulton si e arrestuar disa muaj më parë në Durrës për “Ushtrim prostitucioni” dhe dyshohet se në këtë rrugë po përpiqej të përfshinte edhe të bijën.

Në seancën e ditës së sotme, nëna e të dhunuarës mohoi të ketë dijeni lidhur me ngjarjen e rëndë. Në dëshmitë e saj, ajo ka dhënë herë pas here deklarata të ndryshme, ku ndër të tjera edhe ka pranuar se ishte në dijeni për ngjarjen, por nuk kishte reaguar për shkak të turpit. Ndaj saj, është vendosur masa paraprake e “arrestit me burg”.

Hetimi nisi pas denoncimit në polici të 12-vjeçares, e cila dëshmoi në polici se është ngacmuar seksualisht nga njerku dhe është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë për gjashtë vite radhazi. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje