Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përdhunimi i 12-vjeçares, abuzuesi ishte denoncuar 5 vite më parë nga babai i vajzës

Përdhunimi i 12-vjeçares, abuzuesi ishte denoncuar 5 vite më parë nga babai i vajzës
September 13
19:58 2016

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me abuzimin seksual me 12-vjeçaren, e cila denoncoi njerkun dhe të ëmën në polici pak ditë më parë. Me zbardhjen e plotë të ekspertizës, bëhet e ditur se janë siguruar sekrecione që nuk i përkisnin të miturës, çka vërteton se i akuzuari Ilmi Hoxha ka kryer marrëdhënie me 12-vjeçaren.

Nga hetimet e deritanishme mësohet se Ilmi Hoxhaj është denoncuar disa vite më parë për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të miturën. Burime për gazetën “Shqip” sqarojnë se babai i vajzës e ka denoncuar pesë vite më parë të akuzuarin, por në atë periudhë nuk u arrit të provohej fajësia e tij dhe pas shoqërimit u la i lirë.

Dyshohet se ka qenë pikërisht nëna e 12-vjeçares ajo që mund të ketë ndikuar në manipulimin e provave, duke manipuluar të bijën, atëherë 7-vjeçare. Dëshmia e të dëmtuarës, babait të saj dhe dajës janë të tjera prova ndaj dy të arrestuarve. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje