Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përballja e Skënderbeut me serbët e Partizanit të Beogradit, kryeministrja serbe: “Sporti të jetë gjuha që na bashkon”

Përballja e Skënderbeut me serbët e Partizanit të Beogradit, kryeministrja serbe: “Sporti të jetë gjuha që na bashkon”
August 27
19:05 2017

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, në një intervistë për “Ora News”, ka komentuar jo vetëm situatën politike mes dy vendeve, por edhe përballjen mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit.

Ashtu si 3 vite më parë, shqiptarët do të bëjnë vizitë sërish në stadiumin e Beogradit për ndeshjen e Partizanit dhe Skënderbeut dhe Brnabiç shpreson që kjo ndeshje të mos ketë të njëjtat probleme, edhe pse nuk siguron asgjë.

“Fillimisht duhet të them që jemi shumë të lumtur për Partizanin. Ne akoma jemi duke festuar suksesin. Shpresoj që ndeshja të shkojë mirë dhe dua t’i bëj thirrje kujtdo që të festojmë. Sporti duhet të jetë rruga e parë që na bashkon”, – ka deklaruar kryeministrja e Serbisë në lidhje me përballjen shqiptaro-serbe në fazën e grupeve të Europa Ligës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje