Blitz

 Breaking News

Për të gjithë adhuruesit e artit, shkurti nis me një shfaqje të veçantë!

Për të gjithë adhuruesit e artit, shkurti nis me një shfaqje të veçantë!
January 24
15:36 2020

Për të gjithë adhuruesit e artit, sidomos të baletit klasik, një tjetër shfaqje do të ngjitet në skenv në fillimin e muajit shkurt. Baleti “Monger” i koreografit të famshëm izrelito-amerikan Barak Marshall do të shfaqet mbrëmjen 3 shkurtit në sallën e vogël të arTurbinës në Tiranë me balerinët shqiptarë të Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

E cilësuar nga kritika si “një krijim i shkëlqyer, inteligjent, dhe me humor”, kjo shfaqje baleti është përshtatur, edhe në Shqipëri, si në cilindo vend të globit ku është vendosur. Gjuha e trupit është e veçantë; një dance teatër ku ndërthuret shumë bukur dhe fjala, element jo i zakonshëm në shfaqjet e baletit.

Ky balet kompleks, me situata shumë reale fton publikun, jo vetëm për një shfaqje artistike, por edhe për një përballje me veten dhe raportet me mjedisin ku ushtrojmë aktivitetin çdo ditë.”Mongeri” do të prezantohet në skenë nga balerinët e TKOB-it, Rovena Shqevi, Ledia Sulaj, Lori Bala, Livia Laro, Fjoralba Zëre, Dion Gjinika, Anxhelo Muçollari, Kristi Dushmani, Beni Skura, Julind Dervishi.

Share