Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Për të gjitha gratë që duan të rriten profesionalisht, shënojeni datën 25 maj dhe bashkojuni skuadrës motivuese

Për të gjitha gratë që duan të rriten profesionalisht, shënojeni datën 25 maj dhe bashkojuni skuadrës motivuese
May 17
15:11 2019

Gjithnjë e më shumë në Shqipëri më në fund po organizohen seminare motivuese për të gjitha gratë që duan të rriten profesionalisht.

Më datë 25 Maj vjen edicioni i dytë i Seminarit Motivues “Gruaja dhe Karriera” me në qendër GRUAN, rolin dhe rëndësinë e saj në aspektin profesional.
Seminari do të moderohet nga ideatorja dhe organizatorja znj Armira Lazaj- Pedagoge, trainere dhe aktiviste shoqërise civile.

Në këtë seminar do të ketë të ftuar personalitete të njohur të media dhe biznesit, gra të arritura në karrierë të cilat do të ndajnë eksperiencën e tyre me pjesëmarrësit. Dy prej tyre do të jenë Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, gazetare dhe moderatore të njohura në fushën e medias.

Znj Lazaj shprehet :
“Gruaja ka fuqi të pashtershme, pasi ajo sjell vetë jetën dhe kjo fuqi e bën të barabartë me krijesen që sjell vetë në jetë, që rrit dhe edukon vetë! Eshtë e barabartë në të gjitha aspektet e jetës dhe veçanërisht në karrierën profesionale!
Nxirr në pah këtë fuqi, shpalos gjithë potencialet e tua, mos nguro, mos u step, mos u dorëzo!
Shembuj të grave qe me fuqine e tyre kanë ndryshuar historinë janë të shumtë! Bëeje edhe ti! Çliroje fuqinë që ke brenda vetes dhe tregoji botës se ashtu siç ke fuqi të sjellësh një jetë në jetë, ashtu ke edhe fuqinë ta ndryshosh vetë jetën!”

Seminari do të mbahet më 25 Maj 2019, ora: 09:30 – 14:00. Pjesë e tij mund të bëhen të gjithë të interesuarit.

Të ardhurat që do të grumbullohen nga ky seminar do të shkojnë për bamirësi.

Informacion i përgjithëm:

Pagesa: 20$ ose 20€ , ndërsa kategoria studente përfitojnë me 50% zbritje, pra 10$ ose 10€
Gofundme: https://www.gofundme.com/firdeus-zvicer
Pay pal: fondacionifirdeus1@gmail.com
Të dhënat bankare:
Fondacioni Firdeus, Credins Bank
IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481
IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479
SWIFT CODE: CDISALTR

 

Komento
Shperndaje