Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Për herë të parë në 27 vite, Rama nuk dërgon asnjë ftesë për ditëlindjen e PS në selinë blu!

Për herë të parë në 27 vite, Rama nuk dërgon asnjë ftesë për ditëlindjen e PS në selinë blu!
June 12
17:16 2018

 

Që prej reformimit të Partisë së Punës në Parti Socialiste, dy forcat partiake në vend kanë frekuentuar festat e njëra tjetrës.

Edhe pse përfaqësimi nuk ka qenë ai më i larti, sërish ftesa e kundërshtarit është pranuar dhe respektuar.

Ama, këtë vit, për festën e 27 vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste nuk ka mbërritur asnjë ftesë në selinë blu.

Balkanëeb shkruan se burime pranë PD-së kanë treguar se në selinë demokratike nuk ka asnjë ftesë për festën e socialistëve.

Mungesa e ftesës për PD nga ana e kryeministrit Rama vjen në një kohë, kur, pavarësisht akuzave të forta, ai ka deklaruar të ketë shtrirë dorën e bashkëpunimit më opozitën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje