Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pengmarrja në Bruksel, dorëzohet autori: Nuk dua të shkoj në burg

Pengmarrja në Bruksel, dorëzohet autori: Nuk dua të shkoj në burg
October 18
21:50 2016

Policia belge ka vënë në pranga shtetasin që shkaktoi panik ditën e sotme në një supermarket në Bruksel. Një person ende i paidentifikuar për mediat ka marrë peng 15 persona në një supermarket në periferi të qytetit, pas një tentative të dështuar grabitjeje.

I armatosur dhe me thikë në dorë, ai mbajti peng 15 persona, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

Në momentin e pengmarrjes, policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe pas negociatave me autorin, ky i fundit është dorëzuar dhe tanimë ndodhet në paraburgim. Burime lokale bëjnë të ditur se në dëshminë e tij ai është shprehur se nuk do që të shkojë në burg. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje