Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Peleshi në SHBA: Axhenda për 2030-n, forcim i vlerave demokratike

Peleshi në SHBA: Axhenda për 2030-n, forcim i vlerave demokratike
April 24
12:06 2016

Gjatë vizitës së tij në Nju Jork, zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi, morri pjesë në Debatin e Nivelit të Lartë mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Teksa foli për Shqipërinë, ai siguroi se axhenda e re për vitin 2030 është forcim i vlerave demokratike, i ligjit, si dhe siguron rritje ekonomike.

“Axhenda e re për vitin 2030 është e zbatueshme në mënyrë universale dhe ka të bëjë me të gjithë ne, të gjitha vendet, me gjithë ndryshimet tona dhe realitetet kombëtare të largëta me njëra tjetrën. Ka të bëjë sigurisht dhe me vendin tim, Shqipërinë. Më lejoni të shpjegoj shkurt se çfarë domethënie ka qëndrueshmëria për ne, për të tashmen dhe vitet që vijnë. Do të thotë përforcim i zotërimit të ligjit, forcim i vlerave demokratike të shoqërisë sonë, rritje të performancës ekonomike, mirëqenie për njerëzit, duke thelluar harmoninë tonë shoqërore me bazë të gjerë.”, u shpreh Peleshi.

Gjithashtu, ai theksoi se në zhvillim do kontribuojnë reforma në drejtësi, punësimi i të rinjëve, gjithëpërfshirja e personave me aftësi të kufizuara dhe fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave.

Zv/kryeministri Peleshi nënshkroi në emër të Shqipërisë, Marrëveshjen e Parisit për Ndryshimet Klimatike, një ceremoni e zhvilluar në praninë e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon. Marrëveshja u nënshkrua nga më shumë se 170 liderë botërorë.

Etiketimet
Shperndaje