Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Peleshi në OKB, nënshkruan Marrëveshjen e Parisit për klimën

Peleshi në OKB, nënshkruan Marrëveshjen e Parisit për klimën
April 22
20:08 2016

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi, ka nënshkruar gjatë kësaj të premteje Marrëveshjen e Parisit për klimën në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Flitet për një rekord historik pasi janë 170 shtete, të cilat nënshkruan angazhimin për një veprim të përbashkët për të përballuar ndryshimin e klimës.

Një ditë më parë, zv/kryeministri Peleshi mori pjesë në Debatin Tematik të Nivelit të Lartë mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, i organizuar në New York nën kujdesin e Presidentit të Sesionit të 70-të të Asamblesë së Përgjithshme, Mogens Lykketoft.

Në fjalën e tij, Peleshi theksoi se qeveria shqiptare po i kushton një vëmendje mjaft të veçantë shtetit të së drejtës dhe reformës në drejtësi.

Ky është aktiviteti i parë i nivelit të lartë, i cili zhvillohet pas miratimit të 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm nga vendet anëtare të OKB-së në shtator 2015.

Komento