Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Peleshi: Furtunë për sigurinë ushqimore

Peleshi: Furtunë për sigurinë ushqimore
September 23
18:04 2017

Në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH, ministri i ri i Bujqësisë, Niko Peleshi pranon se siguria ushqimore në Shqipëri është në nivele të dobta.

Ministri Peleshi e sheh problemin tek mënyra e funksionimit të sistemit, ndërsa paralajmëron se kontrollet do të nisin nga pikat e therrjes së mishit.

“Besoj tek integriteti, por besoj se edhe po të kishim gjerman në vend të inspektorëve tanë, duhet ta pranoj shpesh herë të tepsisë, përsëri ky sistem do t’i sillte në standardin që inspektimi sot ka. Do të bëjmë ndryshime sistemike. Do të rrisim mënyrën se si kontrollohet gjithë zinxhiri i ushqimit dhe pastaj do të kontrollojmë kontrollorët. Aksioni i parë do të jetë kontrolli i 170 apo 200 pikave të therrjes në gjithë Shqipërinë, që janë të autorizuara sot, nëse ato plotësojnë standadin apo jo. Ky lloj auditimi do të auditohet. Pra do të ketë një trup tjetër që do të auditojë se sa i saktë është raportimi mbi autorizim”, ka thënë Peleshi.

 

Ministri Peleshi tha në emisionin Përballë në RTSH se deri në fund të vitit do të furnizohet me pajisje laboratorike në vlerën rreth 2 mln euro laboratori qëndror i Instituti të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë dhe disa laboratore pranë AKU-ve rajonale në disa qarqe të vendit.

/Blitz.al

 

 

 

Shperndaje