Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

PE në fokus Shqipërinë, Hahn: Më 21 korrik, një vendim patjetër për reformën në drejtësi

PE në fokus Shqipërinë, Hahn: Më 21 korrik, një vendim patjetër për reformën në drejtësi
July 19
10:46 2016

Reforma në drejtësi në Shqipëri është në qendër të diskutimit të sotëm në Komisionin e Jashtëm të PE-së. Në fjalën e tyre, eurodeputetët kanë theksuar rëndësinë që ka miratimi i reformës në drejtësi, e cila duhet të kalojë më 21 korrik.

Në apelin e tij, Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, kërkoi që reforma në drejtësi të miratohet detyrimisht ditën e enjte, ndryshe minohet perspektiva europiane, përcjell Blitz.al. Komisioneri nuk përjashtoi mundësinë e zhvillimit të ndonjë referendumi meqënëse 99% e shqiptarëve e duan reformën në drejtësi.

“Vitin që vjen në Shqipëri do mbahen zgjedhjet, është shumë e rëndësishme që kjo reformë të miratohet, nuk ka më kohë për të humbur, afati përfundimtar është para pushimeve verore. Do monitorojmë zbatimin e reformës. Duhet të ketë gjykatës e prokurorë të përshtatshëm. Të enjten duhet marrë një vendim patjetër nuk duhet të humbni më shumë kohë.”, u shpreh Hahn.

Nga ana tjetër, eurokomisioneri Brok u shpreh se asgjë nuk është e sigurt për reformën pavarësisht diskutimeve të herëpashershme. Ai theksoi se miratimi i kësaj reforme është me mjaft rëndësi për zhvillimin e negociatave Shqipëri-BE.

“Pas 21 korrikut do të shohim sesi do të vazhdojnë zhvillimet. Duket sikur është arritur një kompromis, por asgjë nuk është ende e sigurt.”, theksoi eurkomisioneri.

Komento