Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

PDIU takim në Vlorë: Çështja çame shumë pranë zgjidhjes

PDIU takim në Vlorë: Çështja çame shumë pranë zgjidhjes
May 02
11:57 2016

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka mbledhur strukturat e saj në Vlorë për procesion zgjedhor brenda partisë që pritet të zhvillohet më 21 maj. Në këtë takim ishin të pranishëm kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, deputetët Aqif Rakipi, Mesila Doda dhe Tahir Muhedini.

Në fjalën e tij gjatë këtij takimi, Idrizi deklaroi se zgjidhja e çështjes çame është shumë afër. “Për çdo njeri që thotë, “kur do të zgjidhet çështja çame Unë po i them këtu sot se çështja çame është shumë afër, është aq afër sa punojmë ne përditë, është aq afër sa ne marrim fuqi përditë, është aq afër sa ju na jepni fuqi për t’u imponuar në politikën shqiptare, për t’u imponuar kujtdo që nuk mendon si ne”, u shpreh ai.

Kreu i PDIU-së vlerësoi arritje e kësaj partie, e cila është forca e katërt politike në vend, 7 vjet parlamentare. Ndër të tjera, Idrizi apeloi që nisma e PDIU-së për heqjen e dekoratave të miratohet sa më parë në parlament.

Komento
Etiketimet
Shperndaje