Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

PDIU siguron një tjetër post, Vjollca Braho do të emërohet zv/ministre e Mirëqenies Sociale

PDIU siguron një tjetër post, Vjollca Braho do të emërohet zv/ministre e Mirëqenies Sociale
October 20
14:04 2016

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ka mundur të sigurojë një tjetër post në qeveri, i cili i forcon pozitat e saj në koalicionin qeverisës. Burime zyrtare për Balkanweb kanë bërë me dije se Vjollca Braho do të emërohet zv/ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Ky post është hapur në qeveri posaçërisht për PDIU-në.

Pritet që Braho të lërë postin e saj në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërkohë që është edhe nënkryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Prej vitit 2015, në krye të FSDKSH-së dhe më parë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, ajo ka realizuar një sërë reformash, ndër to edhe ligjin për sigurimet. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje