Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

PDIU kundër qëndrimit të Metës në Greqi: Merrni deputetë që përfaqësojnë qytetarët çamë

PDIU kundër qëndrimit të Metës në Greqi: Merrni deputetë që përfaqësojnë qytetarët çamë
October 13
13:10 2016

Në seancën e sotme plenare, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, i është kundërvënë kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Duke iu referuar vizitës zyrtare të Metës në Greqi, Shpëtim Idrizi shprehu habinë që ndjeu nga gjuha që Meta përdori në këto takime, sikundër dhe grekët që prisnin një qëndrim më të ashpër. Sipas tij, kryetari i Kuvendit ende nuk e ka kuptuar rëndësinë e çështjes çame.

Ndër të tjera, ai apeloi që partitë politike duhet të flasin sa më shumë për çështjen çame, duhet të bëhen bashkë për të kërkuar të drejtat e atyre që  u janë mohuar për dekada me radhë.

“Nuk ka gjuhë të mëndafshtë apo të helmtë kjo punë. Aty do të na kenë ne, dhe gjithë shqiptarët. Nuk kam ndërmend të gjykoj një delegacion kudo ku ndodhet, por të paktën të ketë përfaqësi. Mirë që nuk merrni PDIU , të paktën të merrni deputetë që përfaqësojnë këta qytetarë. Me siguri keni marrë lapsin e llogarive dhe keni nisur aritmetikën e numrave. Çështja çame është çështja aktuale e të drejtave të njeriut, dhe jo e së ardhmes.”, është shprehur ndër të tjera Idrizi. /Blitz.al/

Komento