Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

PD: Sherefedin Shehu, kandidati jonë për Bashkinë e Dibrës

PD: Sherefedin Shehu, kandidati jonë për Bashkinë e Dibrës
August 11
21:00 2016

Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj për zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër. Sherefedin Shehu është kandidati i parë që do të garojë për Bashkinë e Dibrës.

Ai është aktualisht deputet i Partisë Demokratike në këtë qytet, ndërkohë që për të kandiduar për postin e kryebashkiakut, Shehu duhet të dorëzojë paraprakisht mandatin. Nga ana tjetër, ende nuk dihet se cili do të jetë kandidati i së majtës për këtë post.

Zgjedhjet në Dibër priten të zhvillohen më 11 shtator, sipas dekretit të presidentit Nishani. Shukri Xhelili, u shkarkua nga ky post pas publikimit të një video-skandali, ku ai ofronte punësim në këmbim të favoreve seksuale.