Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

PD refuzon propozimin amerikan, kërkon përjashtimin e ndërkombëtarëve nga vetingu

PD refuzon propozimin amerikan, kërkon përjashtimin e ndërkombëtarëve nga vetingu
July 13
12:58 2016

Partia Demokratike ka vendosur t’i thotë “Jo” propozimit amerikan për reformën në drejtësi dhe ka dorëzuar një propozim të ri. Përmes saj kërkohet përjashtimi i ndërkombëtarëve nga vetingu. Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së ka nisur në orën 12:30 me qëllim që deputetët të njihen me përgjigjen zyrtare sa i takon propozimit amerikan.

Nga ana tjetër, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, i cili ka reaguar menjëherë pas propozimit të ri të PD-së, është shprehur se ndihet i zhgënjyer nga kryeopozitari Lulzim Basha.

“Jemi të zhgënjyer me përgjigjen e Z. Basha ndaj propozimit hibrid për reformën në drejtësi. Propozuam një zgjidhje në mirëbesim – gjysmën nga qeveria dhe gjysmën nga opozita. Z. Basha propozoi diçka që ai vetë ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Jemi duke vazhduar bisedën me të dyja palët në përpjekje për t’i sjellë përsëri tek mbështetja për propozimin hibrid diskutuar nga Ndihmës-Sekretarja Nuland të dielën”, ka deklaruar Lu.

Komento
Etiketimet
Shperndaje