Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

PD: Po bëhet presion masiv në Kolonjë. Duan të na vjedhin

PD: Po bëhet presion masiv në Kolonjë. Duan të na vjedhin
November 20
14:43 2016

Ish-deputetja e PD-së, Ledina Alolli, ka denoncuar atë që ajo e quan presionin e makinerisë shtetërore për të vjedhur votat e kolonjarëve, në një skenar të ngjashëm me atë të Dibrës. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Alolli shkruan se mëkëmbësin Peleshi e kanë zënë ethet e makthit për një fitore të grabitur.

Ja statusi i saj i plotë:

“Blerje masive votash në Kolonjë.
Çlirimi, Starja, Barmashi, nën presionin e makinerisë shtetërore. Duan të zbatojnë skenarin e radhës, presionin dhe blerjen, për t’u marrë votën kolonjarëve.
Për Ramën, Kolonja duhet marrë me çdo kusht e me çdo mjet  një Dibër e dytë!
Mesa po shihet e kuptohet në dritën e diellit, qeverinë dhe mazhorancën e përfaqësuar nga mëkëmbësi Peleshi e kanë zënë ethet e makthit për një fitore të grabitur. Këtë pushtet vota e lirë e fut në kompleks të thellë dhe në hall të madh.
Makineria qeveritare e korrupsionit po kap zgjedhjet duke cënuar rëndë standardet e një procesi që duhej të ishte i lirë dhe i ndershëm. Demokratët dhe strukturat e koalicionit opozitar në terren po mbledhin çdo provë e denoncim për t’i çjerrë maskën manipulimit të radhës me votat e shqiptarëve. Me këtë qeveri e kryeministër nuk ka zgjedhje të lira e demokratike”.   /Blitz.al/

Komento
Shperndaje