Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

PD përjashton nga grupi Mhill Fufin. Ja reagimi i tij

PD përjashton nga grupi Mhill Fufin. Ja reagimi i tij
November 04
12:15 2016

Deputeti demokrat Mhill Fufi ka folur sot pas përjashtimit që i bëri PD nga grupi i saj parlamentar. Në fjalën e tij për mediat, Fufi tha se lajmin e ka marrë nga media dhe nuk është lajmëruar zyrtarisht nga PD-ja. “Ndenja në seancë për votimin pasi nuk jam njohur nga grupi për mosvotim të projektligjeve”,- tha Fufi.

Ditën e djeshme PD e braktisi parlamentit gjatë votimit të disa projektligjeve, ndërkohë që Fufi vijoi të qëndronte në seancë duke ngritur kartonin për to, me deputetët e maxhorancës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje