Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

PD për reformën: Vijojmë konsensusin, dialogu rinis në orën 18:00

PD për reformën: Vijojmë konsensusin, dialogu rinis në orën 18:00
March 24
16:14 2016

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të PD-së, për të diskutuar rreth konsensusit politik për reformën në drejtësi. Në këtë takim u diskutua edhe për kushtet e opozitës në këtë konsensus, kryesisht për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Jashtë kamerave, deputeti i opozitës, Eduard Halimi, ka deklaruar se dialogu politik mes palëve do të rinisë në orën 18:00. Për shkak të kësaj mbledhjeje të opozitës është shtyrë takimi i Komisionit të Reformës. Në mbledhjen e zhvilluar mësohet se kryedemokrati Basha informoi grupin mbi vizitën e tij në SHBA.