Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

PD në Durrës padit kryebashkiakun Dako për shpërdorim fondesh

PD në Durrës padit kryebashkiakun Dako për shpërdorim fondesh
April 11
11:14 2016

Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Osman Stafa, ka depozituar së fundmi një kallëzim penal në prokurori për Bashkinë e Durrësit dhe kryetarin e saj, Vangjush Dako. Konkretisht, kallëzimi është ngritur për rrugën “Pavarësia” në zonën e Plazhit me objekt “shpërdorim detyre” dhe “shpërdorim i fondeve publike”.

Kreu i opozitës në këtë qytet tha për mediat se janë kryer 2 milionë dollarë investime, të cilat kanë përfunduar vitin e kaluar e tashmë ai investim është shkatërruar dhe ka nisur një i ri.

Një ditë më parë, 300 aktivistë të Aleancës Kuq e Zi protestuan në këtë zonë për të njëjtën arsye dhe hodhën bombola tymuese.

Komento