Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

PD: Morëm mbështetjen e PPE për platformën elektorale

PD: Morëm mbështetjen e PPE për platformën elektorale
May 31
10:21 2016

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i pranishëm në Luksemburg për 40-vjetorin e PPE-së, me drejtuesit më të lartë të Bashkimit Europian, kryetarë shtetesh dhe qeverish të vendeve anëtare, është shprehur se ka marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane dhe partive simotra për platformën elektorale të PD-së.

Në njoftim thuhet se është siguruar mbështetja për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për programin e bujqësisë dhe arsimit, deri në nxitjen e investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri.

“Punësimi, stabiliteti ekonomik, konkurrenca, siguria dhe zhvillimi janë ato çka e djathta i ka ofruar Europës. Kjo është dhe arsyeja që PPE vazhdon të qëndrojë për 16 vjet me radhë si forca kryesore politike në Europë.”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Etiketimet
Shperndaje