Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

PD, kërkesë Kuvendit: Ç’masa janë marrë për pritjen e iranianëve?

PD, kërkesë Kuvendit: Ç’masa janë marrë për pritjen e iranianëve?
April 11
09:13 2016

Përmes një kërkesë të dorëzuar ditën e sotme në Kuvend, Partia Demokratike kërkon që kryeministri Rama të bëjë transparencë për iranianët. Zëvendëskryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Flamur Noka, ka depozituar në Kuvend kërkesën për masat e ndërmarra, kapacitetet pritëse, standardet e ofruara për trajtimin e tyre.

Gjithashtu, Noka kërkon numrin e saktë të personave të mbërritur, sa parashikohet të vijnë dhe afatet kohore.

PD e konsideron këtë çështje si mjaft të rëndësishme në fushën e sigurisë kombëtare dhe kërkon të dhëna të plota mbi ecurinë e procesit, duke marrë në konsideratë edhe partneritetin strategjik me SHBA-në, si dhe garantimin e mbështetjes maksimale në objektivat e përbashkëta.

 

Kërkesa e PD-së drejtuar Kuvendit të Shqipërisë

Kërkesa e PD-së drejtuar Kuvendit të Shqipërisë
Picture 1 of 1

Komento
Etiketimet
Shperndaje