Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

PD: Kelmend Balili, “Escobari i Ballkanit”

PD: Kelmend Balili, “Escobari i Ballkanit”
May 11
10:25 2016

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, ka akuzuar drejtorin e Transportit në Sarandë, Kelmend Balili, si personi përgjegjës i furnizimit me drogë të Europës Qendrore dhe shteteve nordike. Pas sekuestrimit të 678 kg kanabis në ishullin e Zakynthos në Greqi, policia greke denoncoi shkatërrimin e bandës shqiptaro-greke.

Prej dy ditësh, policia greke ka ndërmarrë një operacion masiv ku si rezultat janë vënë në pranga 15 persona, ndër ta 5 shqiptarë dhe 10 grekë. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, policia greke nuk bëri të ditur emrin e shqiptarit që drejtonte bandën. Mediat në Greqi shkruajnë se biznesmeni shqiptar që banon në Sarandë, ka lidhje të forta me politikën shqiptare.

Sipas deputetit demokrat Pollo, Kelmend Balili është “Pablo Escobari” i Ballkanit. Ai është denoncuar edhe në vitin 2014 nga PD për transport droge.

Përshtatur nga “Report TV”

Komento
Etiketimet
Shperndaje