Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

PD denoncon mashtrimin me recetat: Abuzim nga 4 farmaci në Tiranë. Reagon FSDKSH

PD denoncon mashtrimin me recetat: Abuzim nga 4 farmaci në Tiranë. Reagon FSDKSH
April 15
17:44 2016

Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, ka denoncuar një tjetër skemë të abuzimit me barnat e rimbursueshme. Bëhet fjalë për një skemë vjedhjeje me 400 milionë lekë me anë të recetave fiktive në Drejtorinë e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore Tiranë.

Në postimin e saj në rrjetin social “Facebook”, ajo shkruan se nga kontrolli i kryer gjatë periudhës kohore Shtator 2014 deri në fund të 2015-s në disa farmaci të Tiranës, ka rezultuar se Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka rimbursuar të ashtuquajturin Neuro AID, që nga verifikimet e kryera nuk rezulton në Listën e Barnave të Rimbursuara nga Fondi dhe as në regjistrin e Agjencisë Kombëtare të Barnave, për më tepër rezulton se ky Neuro Aid-i nuk është bar apo medikament, por një suplement dhe për pasojë nuk është i regjistruar në Republikën e Shqipërisë.

“Në një situatë të tillë ky Suplement nuk duhej të rimbursohej, por për fatin e keq tonin, ky suplement është rimbursuar në rreth 4 farmaci në kryeqytet për muajt Shtator 2014-Tetor 2015 me një vlerë totale prej 40 milion lekë të reja. Këto farmaci nga të dhënat rezultojnë të jenë në pronësi të ish-drejtuesve të lartë të Fondit dhe njerëzve të lidhur me MSH (farmacia Coli’s, Geni-Lori, Nikol 2, etj).

Nga informacioni që ne disponojmë rezulton se ky suplement, ka hyrë në Shqipëri me vlerë rreth 25.000 lekë (gjithmonë të reja ) 1 kuti me 180 kapsula) dhe është rimbursuar nga Fondi për periudhën në fjalë duke variuar nga 170,000 lekë të reja për recetë çdo muaj gjatë vitit 2014, deri në vlerën 130.000 lekë të reja për recete çdo muaj në vitin 2015.”, shprehet ndër të tjera deputetja Deda, teksa pohon se dëmi i shkaktuar nga abuzimi llogaritet në vlerë 40 milionë lekë.

Pas kësaj deklarate të saj, ka reaguar Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili thekson se gjetjet janë audit i vetë institucionit. Ky audit është kryer në vitin 2016 në degën e Tiranës.

“Skandali u kap në kohë, dëmi shumë më i vogël. Janë anuluar të gjitha recetat fiktive. Vetëm një pjesë e recetave u rimbursua. 4 farmacive u është kërkuar të rikthejnë paratë”, janë shprehur burime pranë FSDKSH.

Komento