Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

PD akuzon Ramën për pastrim parash: Po përgatisim kallëzim penal

PD akuzon Ramën për pastrim parash: Po përgatisim kallëzim penal
July 01
19:29 2016

Pas hetimit të FBI-së për 80,000 dollarët e paguar nga Bilal Shehu për fushatën e Obamës, PD ka ngritur akuza kundrejt kryeministrit Rama. Mësohet se opozita është duke përgatitur një kallëzim penal për “mashtrim dhe pastrim parash” për kreun e kabinetit qeverisës.

Sipas Partisë Demokratike, paratë janë paguar nga kryeministri shqiptar për të mundësuar fotografinë e Ramës me Obamën, pavarësisht se shteti amerikan s’lejon përfshirjen e shtetasve të huaj në fushatat elektorale.

“80 mijë dollarë ka paguar Edi Rama për një foto. 80 mijë dollarë për një mashtrim. 80 mijë dollarë për t’iu hedhur hi syve shqiptarëve. Në rrugën e tij drejt marrjes së pushtetit Edi Rama nuk u ndal para asgjëje, nuk ngurroi të thërrasë nën armë gjithfarë kriminelësh, e nuk kurseu askënd me gënjeshtrat e me mashtrimet e tij, madje as partnerin tonë strategjik, SHBA.”, është shprehur kreu i opozitës Basha.

Komento