Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pazare në Rezervat e Shtetit, magazinieri: Po nuk rrodhi, do pikojë

Pazare në Rezervat e Shtetit, magazinieri: Po nuk rrodhi, do pikojë
October 04
21:40 2016

Mbrëmjen e sotme, në emisionin investigative “Stop” është transmetuar një rast kontrabande në rezervat e shtetit. Në videot e transmetuara është publikuar fillimisht biseda mes qytetarit të interesuar dhe magazinierit të rezervave të shtetit, pazari mes tyre dhe si përfundim marrja e motorit.

Ndër bisedat e përgjuara, qytetari pyet magazinierin nëse ka fitim nga këto punë. “Ça të lenë ndonjë gjë. Ore magazinieri është aq i rëndomtë, po e aq me shumë vlerë. Nuk është ndonjë punë që të thuash të bësh lekë, po është një punë që po nuk rrodhi, do pikojë.”, tregon magazineri.

Si përfundim, qytetari paguan 100 mijë lekë, “80 mijë lekë për mua, se 20 mijë i duan ata”, sipas magazinerit në Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje