Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pavarësisht trysnisë së tifozëve, FSHF konfirmon Panuccin

Pavarësisht trysnisë së tifozëve, FSHF konfirmon Panuccin
November 28
15:06 2018

Për shkak të paraqitjes jot ë mirë të Kombëtares shqiptare në ndeshjet e fundit u fol se FSHF është në kërkim të një tranjeri të ri. Por duket se asgjë nuk është e vërtetë dhe këtë e ka vërtetuar edhe FSHF nëpërmjet një njoftimi zyrtar ku shkruan:

“Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollin dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit.”

FSHF thekson se është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panuçi për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Europian 2020.

/blitz.al/

 

Komento
Shperndaje