Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pavarësia e Kosovës, Lunaçek: Kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Pavarësia e Kosovës, Lunaçek: Kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE
March 28
16:08 2016

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, është shprehur gjatë një diskutimi në Berlin se Serbia nuk mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian pa njohur pavarësinë e Kosovës.

E pranishme në këtë diskutim të organizuar nga fondacioni “Hajnrih Bël”, me temën “Zhvillimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”, ajo bëri me dije se vazhdimisht angazhohet që pesë vendet e Bashkimit Europian ta njohin pavarësinë e Kosovës, pasi ka ardhur koha që kjo të ndodhë.

I pranishëm në këtë diskutim ka qenë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka deklaruar se “Vetëvendosja” nuk është në parim kundër dialogut me Serbinë, por është kundër dialogut pa parime, – transmeton RTK. Sipas tij, Serbia nuk po e trajton Kosovën si partner të barabartë në bisedime dhe as nuk ka marrë përgjegjësinë për krimet e kryera në ’99-n në Kosovë.

Etiketimet
Shperndaje