Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Paul Pogba qëllohet nga fansat e Man.United

Paul Pogba qëllohet nga fansat e Man.United
February 28
15:57 2017

Refuzimi për të hedhur një autograf në një poster të Manchester United i ka kushtuar një përleshje futbollistit Paul Pogba.

“The Sun” shkruan se Paul Pogba ka qenë në një restorant ku të pranishëm ishin edhe tifozë që i kanë kërkuar atij autografe, por ai i ka shpërfillur.

Këtë gjest të futbollistit ata nuk e kanë pritur aspak mirë dhe kanë nisur një sherr me lojtarin.

Pogba u godit me një pjatë nga një tifoz i zemëruar.

Kamerierët e restorantit u përpoqën të ndalojnë sherrin, para se të degradonte më tej.

Një person që ishte i pranishëm tha për “The Sun”:

“Situata precipitoi shumë shpejt dhe u duk sikur nuk munguan as grushtet. Djemtë ishin të zemëruar, sepse Pogba nuk kishte nerva për t’u dhënë një autograf. Ai ishte duke shijuar një vakt të qetë me miqtë dhe u ndje i bezdisur”.

I gjithë momenti është filmuar në video, që tregon 2 djemtë duke u konfrontuar me mesfushorin.

/Blitz.al/

 


Paul Pogba qellohet ne restorant by news-al

Shperndaje