Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Patriarku ortodoks: Bota vetëm po vëzhgon dramën e Aleppo-s

Patriarku ortodoks: Bota vetëm po vëzhgon dramën e Aleppo-s
August 16
17:05 2016

Patriarku i gjithë Lindjes, Giovanni X, ka denoncuar ditën e sotme indiferencën e mbarë botës karshi dramës që po përjeton qyteti sirian i Aleppo-s.

“Ne e mbajmë në zemër dhimbjen e qytetit të Aleppo-s, i cili pret prej 3 vitesh rikthimin e besimtarëve të rrëmbyer. Në këto 3 vite bota vetëm ka vëzhguar këtë tragjedi”, – shprehet Patriarku, i cili ka marrë në Varshavë çmimin “Honoris Causa” të Akademisë Kristiane të Teologjisë.

Peshkopët e Aleppo-s, Youhanna Ibrahim dhe Boulos Yazigi – vëlla i vetë patriarkut, janë rrëmbyer në qytet ndërkohë që kanë qenë në një mision humanitar në prill të vitit 2013.

Prej javësh tashmë vazhdojnë luftimet e dhunshme në qytetin e dytë sirian, të ndarë në zona të drejtuara nga rebelët në Lindje dhe nga shteti në Perëndim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje