Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Patos, krim në familje. Burri vret gruan me thikë

Patos, krim në familje. Burri vret gruan me thikë
July 25
10:52 2016

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pak orë para se të hynte e hëna në qytetin e Patosit, ku mbeti e vrarë një  grua.

Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, kur pas një debati të ashpër mes dy bashkëshortëve, Kovaç Goxhaj, 55 vjeç, ka goditur për vdekje me thikë bashkëshorten e tij Resmie Goxhaj, 50 vjeç.

Uniformat blu kanë shoqëruar Goxhajn në Komisariatin e Policisë së Patosit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Komento
Shperndaje