Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Patentat e reja, ja vlefshmëria për çdo mjet

Patentat e reja, ja vlefshmëria për çdo mjet
March 21
17:51 2016

Ministria e Transporteve ka përcaktuar vlefshmërinë e lejeve të drejtimit për automjetet.

Konkretisht, leja e drejtimit e kategorisë D, që përfshin autobusët e vegjël, do të jetë e vlefshme për mjetet deri në 8 vende me peshë maksimale 3.5 tonë. Leja e kategorisë C, për autobusët mbi 3.5 tonë. Leja e kategorisë DE, që është e vlefshme autobusët dhe automjete të tjera, do të mund të përdoret edhe për drejtimin e mjeteve për të cilat kërkohet leje drejtimi e kategorisë CE dhe BE, pjesë të kategorisë E.

Për këtë kategori kërkohet leje drejtimi i kategorive B, C dhe D, për të cilat drejtuesi i mjetit duhet të jetë i aftësuar. Në të përfshihen dhe gjysmë-rimorkiatorët dhe artikularët të destinuar për transport pasagjerësh.

Vlefshmëria e lejeve të drejtimit

Patenta e kategorisë C, e vlefshme edhe për kategorinë B.

Patenta e kategorisë D, e vlefshme edhe për kategorinë C dhe B.

Patenta e kategorisë CE, e vlefshme për kategorinë DE.

Patenta e kategorisë DE, e vlefshme edhe kategoritë CE dhe BE.

Komento