Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasuria e Tahirit, si histori “ça të thotë vllai jot”

Pasuria e Tahirit, si histori “ça të thotë vllai jot”
November 07
16:39 2017

Nga Anduena Llabani

 

Të inskenosh ngjarje e të haluçinosh ngjarje që mund edhe të ndodhin, nuk është e vështirë në ditët e sotme. Pak fantazi, një lidhje “fikshën” të rrjedhës së ndodhisë, një portal që pret klikime-hapur për pak scoop, e ja ku u bë.

Por jo gjithnjë ngjarjet e të dhënat, duhen marrë si “vrap i lehtë”. Sepse kur në lojë janë jetë njerëzish, kur përfshihen institucionet më të larta të së drejtës, e për më tepër, kur në ngjarje gjejmë brenda “hundë” të ndryshme politikanësh, atëherë edhe serioziteti përqëndrohet tek vetja. Për të mos stërthënë cfarë është tejthënë, e për të dhënë fakte e dokumente, në mënyrë që cdokush të shohë me sy të pandikuar si qëndron e vërteta, kam menduar të publikoj, pasurinë e ish-Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, ose të paktën atë që është depozituar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive.

E meqë “krimbi” nuk më lë pa e thënë, doja t’i kthehesha, nëpërmjet datave e dokumenteve, cështjes së makinës Audi, (që me siguri do ta paguante kush e di sesa deputetin për publicitetin që ka marrë në Shqipëri) që ka patur Tahiri. Sic duket edhe nga deklarimet e vetë ish ministrit, makina është blerë për 11 mijë euro dhe është shitur për 100 000 lekë. Patjetër që ndonjë “defekt” ka qenë shkaku, sic edhe është shënuar në dokument, po edhe defekt motorri (më duket se është më i rëndi që mund të pësojë makina dhe më i shtrenjti), prapë aq badjava, si zor që të detyron ta shesësh. Po kështu, nga pasuria e Tahirit, nuk mund të mos të të bjerë në sy, edhe kredia që ai ka marrë, për cështjen e humbur gjyqësore, me Argita Berishën e bashkëshortin e saj. Pa e komentuar politikisht sesi Tahiri është “lëshuar” njëherë nga partia e tij në këtë rast, ajo kredia për të shlyer dëmin që i`u shkaktoi familjes Berisha, është shpirtkëputëse. Megjithatë që nga ajo kohë kanë rrjedhur shumë “ujëra”, e tani, realiteti i ka sjellë ish-ministrit, “lëshimin e dytë” politik, në duart e drejtësisë. Personalisht, askujt nuk i uroj probleme me drejtësinë, madje kam ndjeshmërinë time personale që nuk po e publikoj, karshi çështjes, por kur shifrat të kundërshtojnë mbushjen e mendjes, atëherë, kam frikë se bëhet histori nga ato që në zhargon i quajmë: “Ça të thotë vllai jot”.

Pasuria e Sajmir Tahirit

2010

Depuetet i Kuvendit

Puna e deklaruar : Pedagog pranë Fakultetit “Justiniani I”

Pasuria:

  1. Një apartament prane “Kopshtit Botanik”. 2006, me kursime personale – 89.000 Euro
  2. Autoveturë “Audi”, 2009, blerë me kursimet e shitjes së makinës paraardhëse, – 7.200 Euro
  3. llogari bankare në, Credins, Reiffeisen, Intesa San Paolo – kursime familajre
  4. Cash – kursime familjare – 12 200 Euro

     

Pershkrimi i pasurisë dhe burimi i të ardhurave:

Të ardhurat nga paga si Deputet i Kuvendit (2010-neto) – 1,129111 lekë (një milion e njëqind e njëzetë e nëntë mijë e njëqind e njëmbëdhjetë lekë)

të ardhura nga pjesëmarrja në komisonet parlamentare ( neto) – 117,000 ( njëqind e shtatëmbëdhjetë mijë lekë)

2011

  1. shtuar gjëndja CESH nga të ardhurat familjare. Gjendja në 31.12. 2011 është 19.000. Shtuar 3.000 euro (tre mijë euro)
  2. nuk ka ndryshime të tjera nga deklarimi i mëparshëm
  3. të ardhura nga paga dhe komisonet parlamentare 1.928.160 lekë ( një milion e njëzët e tetë mojë e njëqind e gjashtëdhjetë lekë)
  4. të ardhura nga paga e bashkëshortes , pedagoge pranë iniversitetit të Tiranës, 768.000 lekë ( shtatëqind e gjashtembëdhjetë e tete mijë lekë)
  5. të ardhurat nga honoraret e bashkëshortes në FSHS, 15.000 lekë ( pesëmbëdhjetë mijë lekë)

2012

  1. Llogari bankare rrjedhëse si dhe deklarim I kurimeve Cesh të familjes ( shtuar 2.500 Euro) – 21.5000 njëzetë e një mije e pesëqind euro.
  2. Të ardhura nga paga si depuetet plus komisionet – 2.656.634 lekë ( dy milion e gjashtëqind e pesëdhjetë e gjashtëqind e tridhjetë e katër lek)

2013

  1. Shitje e makinës Audi A* viti 2008 (në muajin nëntor 2013 pas një defekti mekanik)- 1.000.000 leke (një milion lekë)
  2. Kursime cash të familjes (zvogëlohen me 11.000 euro pas blerjes së makonës Audi A8 – 10.000 euro (dhjetë mijë euro)
  3. Të ardhurat nga paga e deputetit dhe komisonet – 1.583.750 lekë (një milion e pesëqind e tetëdhjetë e tre mijë e shtatëqind e pesëdhjetë lekë)
  4. Të ardhura nga paga si ministër i Punëve të Brendshme – 547.383 (pesëqind e dyzetë e shtatë mijë e treqind e tretëdhjetë e tre lekë)

2014

  1. Kursime kesh të familjes (pa ndryshuar nga deklarimi i mëparshëm) – 23.000 euro (njëzetë e tre mijë euro)
  2. Llogari bankare rrjedhëse Credins, Reiffeisen
  3. Llogari bankare në emër të djalit (hapur në vitin 2012) – 900.830.00 lekë (nëntëqind mijë e tetëqind e tridhjet lekë)
  4. Të ardhurat nga paga si Ministër i Brendshëm (plus komisionet) 1.595.778 lekë (një milion e pesëqind e nëntëdhjetë mijë, e shtatëqind e shtatëdhjetë e tetë lekë)
  5. Shpërblime si anëtarë i KKT 57.040 lekë (pesëdhjetë e shtatëmijë e dyzet lekë)

2015

  1. Llogari rrjedhëse në Credins Bank, gjendja në dt 31.12.2015 ka qënë 157.168.55 (njëqind e pesëdhjetë e shtatëmijë e njëqind e gjashtedhjetë e tetë lekë)
  2. Llogari bankare e deklaruar në emër të djalit, Credins, shtuar për vitin 2015 në shumën 606.921.90 lekë (gjatëqind e gjatëmije e nëntëqind e njëzetë e një e nëntëdhjetë lekë)
  3. Llogari kursimi e hapur në 22/12/2015 në Credins Bank në vlerën 21.000 euro. Burimi i krijimi. Nga pakësimi i gjëndjes kesh të deklaruar më parë.
  4. Të ardhurat nga paga si Ministër i Brendëshëm (plus komisione dhe të ardhura të tjetra) 1.569.250 lekë (një miliion e pesëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e përsëdhjetë lekë)
  5. shpërblime si anëtarë i KKT 46 .200 lekë (dyzetë e gjashtë mijë e dyqind lekë)
  6. Kredi konsumatore në vlerën 2.100.000 lekë pranë Credins Bank për shlyerjen e detyrimit financiar ndaj shtetasve Argita Berisha dhe Shkëlzen Berisha. Kjo kredi është marrë në 28.09.2015 dhe rikthyer për mosrealizm të qëllimit në vlerën 1.758.000 lekë në datë 30.12.2015. pas marrveshjes me zyrën Përmbarimore në Tiranë, u vendos që detyrimi të shlyhet çdo muaj në llogari të paditësve.

2016

  1. Llogari rrjedhëse e pagës në Credins Bank e deklaruar më parë pakësuar për vitin 2016 në shumën 91.210 lekë, gjëndja në datë 31.12.2016 ka qenë 65.958.45 lëkë.
  2. Llogari bankare në emër të djalit në Credins Bank e deklaruar më parë shtuar për vitin 2016 në shumën 605.158 lëkë.
  3. Llogari kursimi në Cerdins Bank e deklaruar më parë nuk ka ndryshim për vitin 2016
  4. Llogari rrjedhëse Credins 3381 lekë (tremijë e treqind e tetëdhjetë e një lekë)
  5. Llogari rrjedhëse Credins 200 lekë (dyqind lekë)
  6. Llogari rrjedhëse Credins 1200 lekë (njëmijë e dyqind lekë)
  7. Të ardhurat nga paga si Ministër i Brendëshëm (plus komisione dhe të ardhura të tjetra) 1.566.456 lekë (një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë lekë)
  8. Shpërblime si anëtar i KKT 30 .800 lekë ( tridhjetë e tetëqind lekë)

2017

  1. Llogari rrjedhëse e shtuar e pagës në Credins Bank e shtuar në shumën 88.465, gjendja në datë 31.03.2017 ka qënë 154.423 lekë)
  2. Llogari bankare në emër të djalit e shtuar në shumën 150.000 lekë
  3. Likuiditetet e tjera të deklaruara më parë nuk kanë ndryshuar
  4. Të ardhurat nga paga si Ministër i Brendëshëm (plus komisione dhe të ardhura të tjetra) 357.818 lekë ( treqind e pesedhjetë e shtatë mijë e tetëqind e tetëmbëdhjetë lekë)
  5. Shpërblime si anëtar i KKT 15 .400 lekë ( njëqind e pesëdhjetëmijë e katërqind lekë)

Objekt i Deklarimit: neni 4, gërma a,b,bc,c, d i ligjit nr 9049, datë 10.04.2003, i ndryshuar)

a) Pasuritë e paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to

b) Pasuritë e paluajtshme të regjistruara në regjistrat publik

c) Sendet me vlerë të vecantë mbi 300 000 lekë

ç) Vlerën e aksioneve të letrave me vlerë dhe pjeset e kapitalit në zotërim

d) Vlerën e likuiditeteve, gjendjen në kesh, jashte sistemit bankar, në llogari rrjedhëse, në depozitë, në bono thesari dhe në huadhënie, në lekë ose ë valutë të huaj. /Blitz.al/

Shperndaje