Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasi të lexoni historinë e këtij çifti të divorcuar, do ta besoni se dashuria për fëmijën tejkalon gjithçka

Pasi të lexoni historinë e këtij çifti të divorcuar, do ta besoni se dashuria për fëmijën tejkalon gjithçka
April 04
15:57 2017

Shpesh mendojmë se nuk ka asnjë mundësi që ne të ndahemi me atë që martohemi, por në fakt kjo është totalisht e mundur. E mira është që pas një divorci, sidomos kur në mes të një historie qëndron edhe një fëmijë (ose edhe më shumë), prindërit të vazhdojnë të mbajnë kontakte me njëri-tjetrin, si dhe të japin shembullin e një familjeje të mirë dhe të dashur. Kjo nuk mund të bëhet në mënyrë të shtirur, sigurisht, ndaj nëse një çift ndërmerr iniciativën për të vazhduar komunikimin, kjo duhet bërë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Një shembull shumë të mirë të këtij rasti ka dhënë një çift, Victoria Baldwin dhe Adam Dyson, të cilët janë divorcuar pak pasi djali i tyre Bruce u bë dy vjeç. Menjëherë pas divorcit ata vendosën që të mbanin marrëdhënie të mira, madje aq të mira sa për çdo vit, për hir të djalit të tyre, ata e realizojnë portretin familjar.

Në dixhiturën e fotografive që Victoria ka shpërndarë në Facebook (e që më pas u kthyen në virale) shkruhet:

“Fotot lart janë shkrepur kur unë dhe Adami kemi qenë të martuar, ndërkohë që fotot poshtë janë shkrepur pas divorcit tonë. Ne nuk jemi të dashuruar, ne nuk biem dakord gjithmonë, nuk jemi miq të ngushtë dhe ka herë kur nuk e pëlqejmë fare njëri-tjetrin. Por e dini se çfarë na bashkon? Ky fëmijë i bukur, i zgjuar, i këndshëm dhe shumë i dashur. Ne e respektojmë njëri- tjetrin dhe të dy e meritojmë të jemi kudo ku djali ynë është dhe askush nuk është më i rëndësishëm sesa tjetri. Ne të dy meritojmë të kemi kujtime të njëjta dhe nga më të mirat me njëri-tjetrin.

Unë dhe Adami nuk jemi prindërit perfekt, por kemi bërë një pakt pasi jemi divorcuar që të vëmë djalin tonë përpara gjithçkaje. Kështu që po, ne do të vazhdojmë të bëjmë fotografi bashkë si familje dhe do të vazhdojmë të jemi modeli më i mirë që djali ynë mund të ketë”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje