Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasi detyroi Lampard të shkojë te City, Mourinho përzë legjendën Rooney nga Manchester United

Pasi detyroi Lampard të shkojë te City, Mourinho përzë legjendën Rooney nga Manchester United
July 09
15:10 2017

Një tjetër legjendë është larguar nga Manchester United pas 13 viteve të luajtura me “Djajtë e kuq”.

Wayne Rooney është detyruar të braktisë “Old Trafford” pasi nuk ka qenë aspak në planet e trajnerit Jose Mourinho, konfliktet me të cilin kanë lindur që vitin e kaluar.

Sulmuesi 31-vjeçar është rikthyer atje ku e nisi karrierën, ndërsa nga Everton te Manchester United ka kaluar Romelu Lukaku për 75 milionë sterlina.

Kjo është hera e dytë që Mourinho largon një legjendë nga klubi i tij.

I pari ishte Lampard që e detyroi të largohej nga Chelsea te Manchester City, e tashmë është Rooney që largohet nga ekipi i tij i zemrës pas një periudhe të gjatë.

“I lumtur që kthehem te Everton. Mezi pres të takoj shokët dhe trajnerin Koeman”,- shkruan Rooney në rrjete sociale. /Blitz.al/

Komento

Shperndaje