Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasi arrin marrëveshje me Maqedoninë për emrin, Kryediplomati grek Kotzias premton zgjidhjen e problemeve me Shqipërinë

Pasi arrin marrëveshje me Maqedoninë për emrin, Kryediplomati grek Kotzias premton zgjidhjen e problemeve me Shqipërinë
June 13
16:35 2018

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias gjatë një konference me homologun rus Sergei Lavrov në Moskë ka komentuar edhe çështjet e mbetura pezull me palën shqiptare.
Kotzias ka folur për marrëveshjet që pritet të firmosen me Shqipërinë për zgjidhjen e problemeve të mbartura ndër vite.
Këto çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë, ministri Kotzias synon që t’i zgjidhë përpara se të nisë pushimet verore.

“Diplomacia është një detyrë për të zgjidhur problemet. Jemi në një proces për të zgjidhur çështjet që kanë mbetur pezull me Shqipërinë për 30 deri në 80 vitet e fundit. Para se të shkoj me pushime, do t’i kem zgjidhur këto probleme, në të kundërt nuk ka pushime për mua. Tani që po dalim nga kriza ekonomike, ne besojmë se stabiliteti në Ballkan mund të na ndihmojë të zhvillohemi së bashku“, ka thënë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias.

Ditën e djeshme, Greqia dhe Maqedonia zgjidhën çështjen e emrit, një problem i hapur mes dy vendeve për 27 vitet e fundit. Me arritjen e kësaj marrëveshje, Maqedonia do të quhet “Republika e Maqedonisë Veriore”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje