Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pashkët në Londër, hidhet acid drejt turmës, digjen 12 persona

Pashkët në Londër, hidhet acid drejt turmës, digjen 12 persona
April 17
13:34 2017

Të paktën 12 persona kanë pësuar djegie, pasi një burrë ka hedhur acid sipër kokave të tyre në një klub nate në Londrën lindore.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, përgjatë festimit të Pashkëve të nisur që mbrëmjen e djeshme.

Pas asaj që ndodhi, janë evakuuar menjëherë mbi 600 persona që ishin brenda klubit për të festuar.

Në vendngjarje kanë shkuar disa ambulanca që kanë transportuar 12 persona në spital, ndërkohë që 2 prej tyre janë në gjendje më të rëndë për jetën me dëmtime të mëdha në lëkurë.

Policia dyshon se një debat i rëndë mes 2 grupeve ka sjellë që një person nga ata të hedhë substancën kimike në drejtim të 2 personave që kanë pësuar më tepër dëmtim.

Substanca që është hedhur drejt tyre ende nuk dihet, por mendohet se është acid.

Ende nuk dihet autori i sulmit, ndërkohë që policia po heton ngjarjen. /Blitz.al/

Shperndaje