Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasaporta shqiptare për shtetasit kosovarë, Meta dhe Thaçi përballë njëri-tjetrit

Pasaporta shqiptare për shtetasit kosovarë, Meta dhe Thaçi përballë njëri-tjetrit
October 11
18:39 2017

Presidenti i Shqipërisë ka hedhur poshtë një kërkesë nga homologu i tij kosovar Hashim Thaçi për të lëshuar pasaporta shqiptare për qytetarët në Kosovë, i vetmi komb në Evropë i përjashtuar nga zona e  udhëtimit pa viza evropiane.

“Nuk shoh me këtë parlament një zgjidhje të situatës, prandaj ju lutem Zoti president në përputhje me kushtetutën, jepini pasaporta shtetasve të Kosovës”, tha Thaçi në takimin me Presidentin e Shqipërisë.

Por, edhe pse e cilësoi si të padrejtë këtë kusht të vendosur nga BE, Presidenti Meta, nuk e shikon këtë si zgjidhje të problemit.

“Është e padrejtë vendosja e këtij kushti, por nuk është zgjidhja dhënia e pasaportave shqiptare. Duhet dialog nga e gjithë politika”, u shpreh Meta./Blitz.al/

Shperndaje