Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas vrasjes së gruas nga bashkëshorti në Durrës, flasin familjarët: “Ai ishte xheloz  e pijanec!”

Pas vrasjes së gruas nga bashkëshorti në Durrës, flasin familjarët: “Ai ishte xheloz  e pijanec!”
June 09
10:14 2018

Pas vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku një 42 vjeçar vrau gruan me sende të forta. Familjarët e viktimës janë shprehur për Ballkanëeb se autori ishte Çlirimi ishte mjaft xheloz dhe e dhunonte bashkëshorten, pavarësisht se ajo nuk ishte ankuar asnjëherë tek familjarët.
“Çlirimi nuk ka punuar asnjëherë. Ajo kishte 1 muaj që punonte në lavanderi. Ne i thoshim të ndahej ajo nuk divorcohej se thoshte kam për të rritur fëmijët. I ka rritur fëmijët me ndihma, se janë shumë fukarenj, tani fëmijët kanë mbetur në mes të rrugës”, tha daja i 40-vjeçares.

Në anën tjetër nusja e dajës ka thënë:
“Çifti ka qenë në skamje, në mjerim. Kjo ishte vajzë shumë e mirë, punëtore, punonte e urtë, nuk i ndihej zëri i gojës. Nuk e hapte njëherë gojën që të ankohej. E kam mbesën e burrit, e ka gocën e motrës.
Kanë pasur herë pas here sherre . Me ça dëgjojmë këtu se ne nuk kemi qenë këtu përditë. Nga skamja, mjerimi. Pijanec, pinte nuk punonte. Ai nuk ka punuar asnjëherë.

Ndërsa me fëmijët nuk e di çdo të bëhet, çfarë të them. Që të arrinte deri këtu nuk na e priste mendja, se për të rrahur e ka rrahur sistematikisht dhe ajo se hapte gojën asnjëherë.”/Blitz.al/

Komento
Shperndaje