Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas video-skandalit reagon ish-gjyqtari Guximtar Boçi: “Po shkatërrohem!”

Pas video-skandalit reagon ish-gjyqtari Guximtar Boçi: “Po shkatërrohem!”
October 29
10:55 2016

Pas video-skandalit të publikuar nga emisioni investigativ “Stop”, ku ish-gjykatësi i Gjirokastrës kërkonte favore seksuale në këmbim të zgjidhjes së një çështjeje, ka ardhur edhe prononcimi i tij publik me anë të një interviste në gazetën “Panorama”.

Ai ka mohuar kategorikisht se është përfshirë në këtë situatë dhe e ka quajtur të gjithën këtë një dashakeqësi personale ndaj tij. “Do të vërtetoj në kohën e duhur, me fakte dhe me prova, gjithçka rreth komplotit që më është shkaktuar me këtë kosto kaq të lartë, deri në shkatërrimin e familjes”, – ka thënë ai.

Duke qenë se Guximtar Boçi e ka marrë vesh lajmin pikërisht kur po festonte dasmën e vajzës së tij me kolektivin e punës, ai ka folur edhe më tepër rreth kësaj ngjarjeje: “E kam ndjekur më vonë pasi është shfaqur, sepse kisha një gëzim familjar. Unë të enjten në orët e pasdites kisha çeljen e ceremonisë së dasmës së vajzës sime të madhe, Çeljetës, e cila martohet këtë të shtunë. Por sinjalet e shfaqjes së një materiali të tillë i mora kur po i gëzohesha festës së kolektivit të Gjykatës së Faktit dhe të Apelit dhe kolegëve të mi në Prokurorinë e Gjirokastrës. Pra kisha ftuar të gjithë kolektivin në një darkë, për nder të martesës së gocës sime të madhe. Imagjino, që këtu nis keqdashësia ndaj meje nga persona, interesi i të cilëve është shkatërrimi im familjar, profesional dhe moral”, – ka përfunduar ai.

Në fund ai ka thënë se do të vijë një moment që do të japë edhe emrat se cilët kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje