Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas varrimit të Katsifas, protestuesit grekë bllokojnë aksin Gjirokastër-Kakavijë. Policia e Shtetit, gati arrestimet

Pas varrimit të Katsifas, protestuesit grekë bllokojnë aksin Gjirokastër-Kakavijë. Policia e Shtetit, gati arrestimet
November 08
19:06 2018

Pas përfundimit të ceremonisë mortore për ekstremistin grek që u vra në Bularat në 28 tetor 2018, një tjetër situatë është krijuar në hyrje të Bularatit, aty ku protestuesë grekë të cilët kishin ardhur për të marrë pjesë në varrim, kësaj here kanë bllokuar rrugën. Dhjetëra persona pjesëmarrës në funeralin e Konstandin Kaçifa në Bularat, kryesisht elementë ekstremistë grekë, kanë bllokuar rrugën Gjirokastër-Kakavijë. duke bllokuar kalimin e automjeteve.

Burime nga Policia e Shtetit u shprehën për Report Tv, se priten arrestime të protestuesve që bllokuan rrugën.

Burimet gjithashtu sqarojnë se forcat anti-terror, kanë identifikuar të gjithë personat që kanë bllokuar rrugën, por edhe organizatorët e kësaj proteste në hyrje të fshatit.

Protestuesit grekë, pas përfundimit të ceremonisë mortore, bllokuan për mbi 10 minuta rrugën nacionale duke shkaktuar kaos dhe trafik. Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke bërë të mundur normalizimin e situatës.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje