Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas triumfit ndaj Këlnit, avioni i klubit gjerman goditet nga rrufeja

Pas triumfit ndaj Këlnit, avioni i klubit gjerman goditet nga rrufeja
October 02
14:39 2019

Një moment tmerri është regjistruar ditën e diel teksa klubi gjerman i Hertës së Berlinit ishte duke u kthyer në kryeqytet pas triumfit ndaj Këlnit në ndeshjen e Bundesligës gjermane.

Sipas mediave të huaja ndërsa klubi ishte duke u kthyer në kryeqytet avioni i tyre është goditur nga një rrufe.

Për shkak të stuhisë, avioni nisi të shkundej ndërsa dhjetë minuta pas largimit nga Këlni situata u bë edhe më keq.

Sipas albinfo.ch avioni i skuadrës bardheblu është goditur nga një rrufe dhe kjo ka tronditur jashtë mase lojtarët dhe stafin drejtues të Herthes.

“Kishte një zhurmë të madhe dhe britma. U ndez një dritë e madhe dhe të gjithë e panë. Unë u frikësova. Më vjen mirë që u ulëm në mënyrë të sigurt. Kurrë nuk kam provuar diçka të tillë. Ishte një moment qesharak. Na hyri frika deri në palcë. Fatmirësisht dy pilotët e drejtuan në mënyrë të sigurt avionin drejt Berlinit”, ka treguar një nga drejtuesit e klubit gjerman, Mikael Pritz, për “Bild”-in .

Komento
Shperndaje